Rikthimi i ngricave ka rritur rrezikun në disa segmente rrugore si Gjinari në Elbasan dhe është shndërruar në një rrezik për mësuesit, autobusi i të cilëve, siç raporton infoelbasani.al. vetëm pasi është pajisur me zinxhirë ka mundur që të kalojë rrugën.
Mësuesit kanë zbritur dhe kanë hipur më lart pjësës së rrezikshme. Kujtojmë se Gjinari është fshat turistik i reklamuar së shumti edhe nga kryeministri Edi Rama.
Sipas informacioneve, edhe akse të tjera që lidhin Elbasanin me Labinotin mal dhe zona të thella malore kanë të njëjtën problematikë. Njoftime për ngrica dhe akull ka edhe nga Prrenjasi, Librazhdi dhe Gramshi. Megjithatë procesi mësimor vazhdon normalisht.