Fshatrat e Beratit kanë mbetur ende në mesjetë, uji transportohet me kafshë (FOTO)

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:41 06-08-2017 Fshatrat e Beratit kanë mbetur ende në mesjetë, uji transportohet me kafshë (FOTO)

Mungesa e shirave prej disa muajsh tanimë është duke shkaktuar një thatësirë që nuk ishte parë prej vitesh në Shqipëri.

Më shqetëseuesja në këtë periudhë është furnizimi me ujë të pijshëm i qytetarëve, dhe sidomos në fshatra të largët malor, kur fjala ujësjellës është e një iluzion i paperceptueshëm.

Rasti konkret na vjen nga fshati Çetë i rrethit të Beratit, që me reformën e re administrative është nën juridiksionin e Bashkisë Ura Vajgurore. Banorët e këtij fshati në këtë periudhë janë duke vuajtur ujin e pijshëm dhe e vetmja e mënyrë për ta siguruar atë, është marrja nga burimet e largëta malore me kafshë.

Pushteti lokal jo vetëm që nuk është shqetësuar që të ndërtojë një rrjet ujësjellësi, por as që të ndihmojë në furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm me makina apo bote uji, që në këtë thatësirë do të lehtësonte deri diku gjendjen e këtyre banorëve.

Pamja më shumë ngjan me një panoramë mesjetare dhe jo të një vendi që aspiron të anëtarsohet në Bashkimin Europian. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042923927307129
array(1) { ["section"]=> string(85) "fshatrat-e-beratit-kane-mbetur-ende-ne-mesjete-uji-transportohet-me-kafshe-foto-88374" }