Fsheh drogë në kamion dhe tenton të kalojë në doganë, arrestohet 40-vjeçari maqedonas (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:34 05-03-2017 Fsheh drogë në kamion dhe tenton të kalojë në doganë, arrestohet 40-vjeçari maqedonas (Emri)

Policia ka goditur rastin e dytë brenda 24 oprëve kundër trafikut të drogës dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Burime zyrtare të policisë bjënë me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi maqedonas Nikola Damcheski, 40 vjeç, banues në Maqedoni.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se lënda narkotike ishte fshehur brenda çdo balete druri që ndodhej në kamion.

Informacion paraprak nga policia:

Goditet rasti i dytë brenda 24 orëve i "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike". Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, e fshehur nëpër baleta druri në rimorkion e një traileri. Kapet në flagrancë një shtetas maqedonas, poseduesi i lëndës . Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës bënë kapjen në flagrancë të shtetasit maqedonas: Nikola Damcheski, 40 vjeç, banues në Maqedoni. Shtetasi i mësipërm është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë me një mjet tip trailer të markës "Volvo"me targa OH9622AB dhe Rimorkio me targë OH0696AC, në të cilën ishin të imbarkuara baleta druri. Ky mjet u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë dhe më pas në Skaner. Gjatë procesit të skanimit u shfaqën dyshime se në mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike. Nga kontrolli i detajuar, në pjesën e brendshme të çdo balete u konstatuan vende të përshtatura, në të cilat ishin fshehur kuti plastike (me ngjyrë të zezë)të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa . Ky mjet është transportuar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ku nga ana e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet po vijon puna për nxjerrjen e çdo kutie me lëndë të dyshuar narkotike dhe peshimin e saktë të kësaj sasie, si edhe thellimin e hetimeve lidhur me këtë linjë të trafikut ndërkombëtar. Në përfundim të veprimeve proceduriale do ju informojmë për detaje të tjera më të hollësishme.

drog0.jpg

drog00.jpgdrog000.jpgdrog0000.jpg

drog00000.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thyen bankën në Tiranë dhe kontrollon sirtarët, sinjalizuesit alarmojnë policinë
Përfundojnë punimet për këndin e dhjetë të lojërave në lagjen Ali Demi, Veliaj: Këtë vit investime në çdo lagje »
Article Logic
Execution time: 0.011022806167603
array(1) { ["section"]=> string(95) "fsheh-droge-ne-kamion-dhe-tenton-te-kaloje-ne-dogane-arrestohet-40-vjecari-maqedonas-emri-70822" }