Fsheh nën paruke gjysmë kg kokainë, arrestohet kolumbiani

Publikuar tek: bota, më 07:18 17-07-2019 Fsheh nën paruke gjysmë kg kokainë, arrestohet kolumbiani

Një 65-vjeçar kolumbian është arrestuar në aeroportin e Barcelonës në Spanjë, pasi u kap me gjysmë kilogramë kokainë, të fshehur nën paruke.

 

Burri kishte mbërritur në Spanjë me një fluturim nga Bogota, në Kolumbi. 65 vjeçari u shfaq tepër nervoz para policisë, pasi u ndalua për një kontroll më të detajuar.

Ndërkohë, policia krijoi më shumë dyshime për shkak të modelit të flokëve të tij. Pikërisht aty aty u zbulua se bëhej fjalë për një paruke të studiuar me detaje, poshtë së cilës u gjet 503 gramë kokainë, me vlerë prej 30 mijë euro.

Pas kësaj policia arretsoi 65-vjeçarin, ndërsa ky lajm po bën tashmë xhiron e botës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turqia importon 184 milion euro armatime
Nuk ruajti të dhënat personale të klientëve të vet, British Airways gjobitet nga BE me 230 milionë dollarë »
Article Logic
Execution time: 0.0092179775238037
array(1) { ["section"]=> string(63) "fsheh-nen-paruke-gjysme-kg-kokaine-arrestohet-kolumbiani-172454" }