Dy persona që banojnë në Itali janë arrestuar nga policia e Portit të Durrësit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës filluan proçedimin penal në ngarkim të shtetasve:
• F. D. 34 vjeçe, banuese në Palermo, Itali;
• P. C. 39 vjeç, banues në Bisceglie, Itali.
Më datë 26.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në P.K.K. Durrës u gjëtën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një sasi e konsiderueshme mallrash me vlerë, si:
• ora të markave të ndryshme;
• varëse me ngjyrë floriri, me gurë si ato te diamantit;
• byrzylyk me ngjyrë si ato të floririt;
• unaza me gurë si ato të diamantit;
• vathë me ngjyrë si ato të floririt si dhe me ngjyrë të bardhë dhe me gurë si ato të diamantit.
Sendet e sekuestruara, shtetasit e proceduar, nuk i kishte deklaruar në doganë.