Fshehja e vdekjeve nga Covid-19, Kalo: S’ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e diagnozës apo shkakut të vdekjes

Publikuar tek: aktualitet, më 12:31 02-12-2020 Fshehja e vdekjeve nga Covid-19, Kalo: S’ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e diagnozës apo shkakut të vdekjes

Mjeku Tritan Kalo ka folur për akuzat që janë bërë kohët e fundit për fshehjen e numrave të viktimave nga Covid.

Ai është shprehur nuk ka asnjë falsifikim për numrin e viktimave, duke shtuar se plotësohet një skedë për arsyen e vdekjes së një pacienti.

Gazetarja: Ka pasur debate ku është përfshirë edhe politika sa i përket akuzave për fshehjen e nurmit të viktimave. Doktor meqënse ju jeni pjesë e spitalit Infektiv tashmë Covid1 a ka një protokall se si ndahet viktimt nga Covidi, cili është protokolli dhe a përfshihet këtu ato raste që humbin jetën në banesë gjatë kësaj periudhe pandemie

Mjeku: Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi unë nuk mund tiu them asgjë sepse ato merren zyrat e gjendjes civile ose mjekët e familjes. Ka të përcaktuar mirë ligjërisht kur plotësohet një skedë vdekje arsyet pse i sëmuri vdes. Pra që nga pranimi dhe momenti kur ndërron jetë. Arsyet pse i sëmuri vdes që nga pranimi evoluimi dhe në këto raste nuk bëhet asnjë ndërhyrje. Pra në këtë rast nuk mund të jetë asnjë lloj falsifikim kush është shkaku parësor dhe ai dytër. Nuk ka asnjë ndërhyrje për shkakun e vdekjes. Mjekët, infermierët, stafi i gjithë po bëjnë një sakrificë maksimale, po rrezikojnë jetën për të ndihmuar qytetarët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas 'SHUPLAKËS' së Ramës, prefekti i Kukësit REFUZON heqjen e titullit për Veton Surroin
Valdrin Pjetri ‘ia hedh pa u lagur’, Gjykata e Tiranës pushon hetimet për ish-kryebashkiakun socialist »
Article Logic
Execution time: 0.0098159313201904
array(1) { ["section"]=> string(114) "fshehja-e-vdekjeve-nga-covid-19-kalo-s-ka-asnje-nderhyrje-per-ndryshimin-e-diagnozes-apo-shkakut-te-vdekjes-229891" }