Fshehja e vdekjeve nga Covid-19, mjeku i PD-së i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë: Pse s’deklarohet shifra e pacientëve të ekstubuar?!

Publikuar tek: politike, më 16:24 27-11-2020 Fshehja e vdekjeve nga Covid-19, mjeku i PD-së i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë: Pse s’deklarohet shifra e pacientëve të ekstubuar?! Mjeku Arben Beqiri

Mjeku kirurg Arben Beqiri i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë sa më parë fshehjen e vdekjeve nga koronavirusi.

Beqiraj ka qenë propozuar nga Partia Demokratike për Ministër Shëndetësie në vitin 2017. Ai ka dalë hapur në mbështetjeve të akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka theksuar se sa më shumë kohë që kalon nga mungesa e hetimeve, aq më shumë do përpiqet sipas tij qeveria të ndërtojë skenarë për të fajësuar mjekët.

Sipas tij, një mjek hetohet edhe për një pacient të vetëm, një kartele të vetme dhe një skedë vdekjeje të vetme.

Më tej ai shton se mjafton një fakt që nuk referohet asnjëherë nga qeveria kur raportohet numri i të shëruarve, numri i pacientëve të ekstubuar.

Postimi i plotë:

Sa me shpejt qe te hetoje prokuroria aq me shpejt do te behet e qarte se eshte qeveria dhe direktivat e saj autori i manipulimeve me statistikat, numrat, vdekjet! Sa me shume kohe kalon, aq me shume qeveria do perpiqet te ndertoje skenare per te fajesuar mjeket. E verteta eshte nje, te tjerat jane opinione: Kryeministri dhe Ministrja e Shendetesise jane te vetmit te interesuar qe situata te fshihet madje te paaqitet me e mire se ne Gjermani!

Nga ana tjeter nje mjek hetohet edhe per nje pacient te vetem, nje kartele te vetme, nje skede vdekjeje te vetme! Keshtu ka qene e keshtu do te jete. Por kur me dhjetra e qindra raste dalin nga morgu te pareferuar si covid  e vetmja qe duhet te hetohet eshte qeveria!!!!

Mjeket mund te gabojne. Madje jam i sigurt qe me menyren se si jane organizuar sherbimet ne spitalet Covid, ku mungojne infermiere dhe mjeke ( nje vit me pare dhashe alarmin per largimin masiv te mjekeve dhe personelit te mesem drejt perendimit ne emisionin Opinion), kur shpesh sherbejne specializante te vitit te pare apo te dyte ndaj pacienteve më kompleks,  gabimet jane prezente por ato jane individuale, te paqellimshme. Fshehja e te vertetes nga qeveria eshte e qellimshme. Ajo duhet te denohet!

Mjafton nje fakt qe nuk referohet asnjehere nga qeveria kur raportohet numri i te sheruarve , numri i paciente te ekstubuar!!!! Kjo e ve mjekesine tone ne nivele te mjerueshme, por edhe heronjte tane nuk i nderon!

Si mund te justifikohet kjo!!!

Por kur ne mungese te protokolleve qe ne fillimet e kesaj pandemie perdoren si lume antibiotike dhe kur vjen momenti i intubimit asgje nuk funksionon... rezultatet shihen!!! Prape pergjegjesi e qeverise dhe komitetit qe kane ecur ne amulli te plote......

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Festa e Pavarësisë, Veliaj letër qytetarëve të Tiranës: ‘Sot e përgjithmonë, të jemi të bashkuar; kemi ende shumë punë të mira përpara’
Këshilli i qarkut i hoqi titullin ‘Nderi i Kukësit’ Veton Surroit, Rama diferencohet nga vendimi: Lajthitje kolektive, uroj që Prefekti ta refuzojë »
Article Logic
Execution time: 0.012903928756714
array(1) { ["section"]=> string(141) "fshehja-e-vdekjeve-nga-covid-19-mjeku-i-pd-se-i-ben-thirrje-prokurorise-qe-te-hetoje-pse-s-deklarohet-shifra-e-pacienteve-te-ekstubuar-229340" }