‘Fshehja e vdekjeve nga Covid’, Artan Koni: S’kanë faj mjekët! Ata e shënojnë vdekje nga Covid, MSH nuk e raporton ditën tjetër...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:39 23-11-2020 ‘Fshehja e vdekjeve nga Covid’, Artan Koni: S’kanë faj mjekët! Ata e shënojnë vdekje nga Covid, MSH nuk e raporton ditën tjetër... Artan Koni

Mjeku i njohur Artan Koni ka thënë sot në emisionin “open” se një opsion i diskutimit të gjerë se apo fshihen apo si po fshihen vdekjet nga covid-19, është dhe mënyra e raportimit.

Ai tha se ka dy mënyra, ata që janë të konfirmuar dhe të dyshuar.

Duke shfajsuar mjekët, Koni tha se ata e shënojnë në kartelë vdekje nga covid-19, por ditën tjetër në konferencë Ministria e Shëndetësisë nuk e raporton si të tillë, pasi mund të ketë vdekur nga ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese, dhe covid vetëm ka ndihmuar.

Vasili: Nëse është një i sëmurë me covid-19 dhe vdes nga arresti kardiak, si e shënoni ju? Covid?

Ulqinaku: Jo.

Vasili: Po pse, a është e drejtë kjo?

Ulqinaku: Është mëse normale. Nëse do pranonim atë që thotë OBSH i bie që të gjithë personat që janë në shtratin e vdekjes dhe kanë temperaturë, ta shënojmë covid? Jo. Vetëm diagnoza e saktë e përcakton.

Koni: Ky është një debat në të gjithë botën, sepse raportimi i vdekjeve nga covid bëhet në dy mënyra. Pra vdekje nga covid që raportojnë vetëm ata të konfirmuara. Ka vende që shënojnë dhe ata që janë të dyshuar. Disa vende kanë pasur pak vdekje, më pas i janë kthyer shifrave dhe i kanë rritur. Për mua duhet bërë siç thotë OBSH. Të shënohen të konfirmuarit dhe të dyshuarit. Nuk ka manipulim shifrash nga mjekët. Ka raste kur mjekët e kanë shënuar vdekje nga covid, dhe kjo shifër nuk është raportuar nga MSH në konferencë për shtyp. Kjo mund të jetë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lufta me Covid-19/ Endri Fuga i kujton Bashës se si sillet Opozita në Greqi
Eksperti i PD: Një qytetar nga Lushnja vdiq nga Covid dhe s’u raportua, kam certifikatën. Brataj: Mos e nxirr se do merresh me Prokurorinë (DEBATI I PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.012131929397583
array(1) { ["section"]=> string(128) "fshehja-e-vdekjeve-nga-covid-artan-koni-s-kane-faj-mjeket-ata-e-shenojne-vdekje-nga-covid-msh-nuk-e-raporton-diten-tjeter-228870" }