Fshehja e viktimave nga Covid, reagon ashpër Kalo: Ju ish brekëgrisurit e para ‘90 që vodhët e po vidhni gjithçka boll me akuza ndaj mjekëve në kohë pandemie

Publikuar tek: aktualitet, më 07:34 22-11-2020 Fshehja e viktimave nga Covid, reagon ashpër Kalo: Ju ish brekëgrisurit e para ‘90 që vodhët e po vidhni gjithçka boll me akuza ndaj mjekëve në kohë pandemie

Mjeku i njohur Tritan Kalo nisur nga akuzat e ditëve të fundit ndaj mantelbardhëve, për fshehjen e numrave të viktimave nga Covid është shprehur se krimi më i madh ndaj Sistemit Shëndetësor Publik në këto 30 vite ishte dhe mbetete politizimi i tejskajshëm.

“Krimi më i madh i bërë ndaj Sistemit Shëndetsor Publik dhe jo vetëm, në këto 30 vite të katrahurës socio-ekonomiko-politike dhe një nga “njollat më të zeza” të Demon-kracisë “Made in Albania”, ishte dhe mbetet POLITIZIMI i saj i tejskajshëm duke rrënuar me sa të ishte e mundur profesionalizmin e drejtimit të të gjitha hallkave të saj,” shkruan Kalo.

Mjeku nuk i kursen fjalët për politikanët duke i cilësuar si ‘ish brekëgrisur’ që nuk ngopen me vjedhje.

Ndër të tjera Kalo shprehet se misioni i mantelbardhëve nuk është baltosur dhe nuk do të baltoset kurrë, prej akuzave të partive si dhe mirëbesimi dhe mirëkuptimi mes popullit dhe stafit mjekësor është dhe do të mbetet thelb i suksesit në përballjen me pandeminë e Covid-19.

Postimi i plotë i mjekut:

KOHË KOVIDIANE….22.11.2020….”PORDHITIKA” e çoroditur e këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, që me fillimet e saja “gjeti një target lehtësisht të perceptueshëm prej “il poppolo Albanese” si thelbi i keq-qeverisjes së vendit, për të tërhequr vëmëndjen nga praktikat e tyre qeverisëse korruptivo-kleptokratike….Fillimisht mjekët dhe personeli mjeksor u akzuan si bartës të “bluzave të zeza” (1993), dhe sot më 2020 si ”fshehës të numurit she shkaqeve të vdekjes” së të sëmurëve të prekur nga “flama e shekullit”, Infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, POR pa haruar për asnjë çast përpjekjet për “ritestimin e tyre” më 2015, për ti mbajtur ata/ato nën presionin e kësaj politike…..KRIMI më i madh i bërë ndaj Sistemit Shëndetsor Publik dhe jo vetëm, në këto 30 vite të katrahurës socio-ekonomiko-politike dhe një nga “njollat më të zeza” të Demon-kracisë “Made in Albania”, ishte dhe mbetet POLITIZIMI i saj i tejskajshëm duke rrënuar me sa të ishte e mundur profesionalizmin e drejtimit të të gjitha hallkave të saj, dhe vendosjen e militantëve mediokër në menaxhimin e këtij sektori jetik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, të popullit dhe të vetë KOMBIT SHQIPTAR…. LARG duart tuaja të politizuara e të kleptokratizuara ekstremisht prej SHËNDETSISË sonë…..GJITHKUSH prej nesh si shqiptar meriton të trajtohet në mënyrë të barabartë cilësisht kudo dhe kurdoherë, që ai/ajo e ka të nevojëshme ndihmesën për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shëndetit të tij….MIRËKUJDESIN për shëndetin e tyre NUKU e ofron “pulitika mjerane e lojës me viktimat e kësaj flame mbarëbotërore”, POR vetëm e vetëm BESIMI në Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin e PERSONELIT të Shëndetësisë sonë….QËNËRINË tuaj për poste politike dhe PUSH-SHTET që keni treguar në këto 30 vite, mos e injektoni në popull për t’a ndërsyer atë ndaj NESH….NUK u nginjët ende ju “ish brekëgrisur” të para 1990-ës…..Vodhët e po vidhni gjithshka që Natyra na ka dhuruar me bujari mbi dhe nën tokë…..Privatizuat, pervetësuat e keqpërdorët gjithshka që NE me djersë, gjak e sakrifica ndërtuam në 45 vite….E detyruat gjysmën e popullatës së Shqipërisë së këndej Drinit të largohen në udhën e theqafjes së emigracionit….NË DARKË përsëri JU politiqenër të PS, PD, LSI, PR, PSD, PBDNj, PDIU, PDK, PAA, LZHK, etj., uleni rreth “tavolinës së shtruar me peshk e ngjala dhe verë franceze”, për të ndarë mes jush çdo gjë që mundet ende të përftohet nga pasuritë e vendit dhe nga taksat tona, pavarësisht nga retorika televizive e përplasjeve tuaja gjatë DITËS si gjoja të qënurit tuaj parimor dhe përvuajtës për “grigjën tonë”….KURRË të mos harroni se: 1- BARDHËSIA e MISIONIT të një MANTELBARDHI nuk ka qënë e mundur dhe kurrë nuk do të mundet të baltoset prej asnjërit prej jush, si dhe se 2- MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh, mes popullit dhe personelit shëndetsor do të mbetet thelbi i suksesit tonë edhe në përballjen me sfidën e “flamës mbarëbotërore” të këtij shekulli, Pandemisë së infaksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….TOGETHER FOREVER!!!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një tjetër humbje e madhe, COVID i merr jetën profesorit të Shkencave Gjeologjike
Lajmi i trishtë/ I prekur nga COVID ndërron jetë regjisori i njohur Muharrem Fejzo »
Article Logic
Execution time: 0.012788057327271
array(1) { ["section"]=> string(161) "fshehja-e-viktimave-nga-covid-reagon-ashper-kalo-ju-ish-brekegrisurit-e-para-90-qe-vodhet-e-po-vidhni-gjithcka-boll-me-akuza-ndaj-mjekeve-ne-kohe-pandemie-228658" }