Fshehu 1.5 kg drogë në automjet, arratiset shoferi, policia e ndjek dhe arreston

Publikuar tek: aktualitet, më 16:39 21-09-2015 Fshehu 1.5 kg drogë në automjet, arratiset shoferi, policia e ndjek dhe arreston

Policia ka sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike të llojit “Canabis-sattiva” në një automjet dhe ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të automjetit, shtetasin Astrit Alliaj, 43 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet tip “Volksvagen-Polo”, me targë AA956JT, i cili drejtohej nga Alliaj, konstatuan një sasi lënde narkotike prej 1.5 kg, të llojit “Canabis”.

Lënda narkotike ishte e vendosur në formë boçesh, në një thes me ngjyrë të bardhë me fije dhe me thurje plastike. Drejtuesi i këtij automjeti, braktisi mjetin në hyrje të lagjes “Bashkimi”, por gjatë ndjekjes, Shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen  dhe arrestimin e tij në lagjen “Bashkimi”, pranë Stacionit të Trenit.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e automjetit. Nga verifikimet paraprake, targat e mjetit të sekuestruar i përkasin një automjeti tjetër të ngjashëm megjithatë Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen 7 inspektorë të Tatimeve në Tiranë
Prokurori italian: “Rruga e Shqipërisë”, autostrada e trafikut ndërkombëtar të drogës »
Article Logic
Execution time: 0.012884140014648
array(1) { ["section"]=> string(84) "fshehu-1-5-kg-droge-ne-automjet-arratiset-shoferi-policia-e-ndjek-dhe-arreston-21334" }