Fshehu 23 milionë euro pasuri, ILDKP kallëzon penalisht Tom Doshin

Publikuar tek: aktualitet, më 14:56 15-05-2015 Fshehu 23 milionë euro pasuri, ILDKP kallëzon penalisht Tom Doshin

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme deputetin Tom Doshi për fshehje dhe kallëzim të rremë të pasurisë prej 23 milionë euro.

Pas kontrollit nga ILDKPKI për periudhën kohore 2005 – 2014, rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme, për pasuritë në shumën rreth 14.000.000 euro, kontrata fiktive pasurish, transferta bankare të dyshimta e pa burime të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash, brenda dhe jashtë vendit, në shumën rreth 9.000.000 euro.

Sipas ILDKPKI, pasuria e Tom Doshit është kontrolluar edhe në të kaluarën, por inspektorët e atëhershëm që kanë evidentuar shkelje ligji, i kanë mbajtur ato të fshehta duke mos i dërguar dosjet në Prokurori.

“Edhe pse në kontrollet e kaluara Inspektorët e çështjes kanë evidentuar shkelje të ligjeve dhe konflikte interesi dhe kanë propozuar zgjidhjet sipas ligjit, drejtuesit e ILDKPKI-së i kanë mbajtur ato të fshehura, duke mos i dërguar dosjet në organin e Prokurorisë, ashtu siç përcaktohet në ligjet bazë të ILDKPKI”, thuhet në njoftimin e ILDKPKI

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shitja e ish- “Emporiki Bank” te shoqëria e panjohur ''Tranzit'' i lë klientët dhe debitorët pa informacion, reagon kompania
“Tufina” prangos 29-vjeçarin, iu gjetën 8 qese heroinë, 2 në dorë, 6 të tjera në timon »
Article Logic
Execution time: 0.013823986053467
array(1) { ["section"]=> string(70) "fshehu-23-milione-euro-pasuri-ildkp-kallezon-penalish-tom-doshin-11252" }