Fshehu dënimin në formularin e dekriminalizimit? Reagon Ylli Shehu: Sulm nga LSI për të dekurajuar kolegët

Publikuar tek: politike, më 18:29 15-03-2019 Fshehu dënimin në formularin e dekriminalizimit? Reagon Ylli Shehu: Sulm nga LSI për të dekurajuar kolegët

Deputeti i ri nga listat e LSI, Ylli Shehu, i cili u betua rreth dy javë më parë në Kuvend është akuzuar së fundmi për fshehje të një dënimi në formularin e dekriminalizimit të depozituar në KQZ.

Në media u tha se dënimi për kontrabantë, falsifikim të dokumenteve dhe falsifikim të vulave, stampave ose formularëve rrezikonte heqjen e mandatit të deputetit, por vetë Shehu e ka mohuar diçka të tillë.

Me anë të një reagimi në Facebook, deputeti tha se nuk e ka fshehur këtë fakt me qëllim, pasi pretendon se dekriminalizimi ka në thelb dënimet me burg, jo gjobat. 

Shehu shprehet se e dinte që do të binte shënjestër e sulmit dhe nuk i trembet, por pretendon se e gjithë kjo është sulm për të dekurajuar kolegët dhe koleget e tjera që janë në proces të marrjes së mandatit.

Deputeti shprehet i gatshëm ndaj një riverifikimi dhe ndaj bashkëpunimeve me çdo institucion ligjzbatues.

Reagimi i plotë i Shehut:

Nuk kam asnjë dyshim që prej ditës kur vendosa të marr mandatin e deputetit, do të kthehesha në shënjestër të sulmit të partisë për të cilën unë bëra fushatë në vitin 2017. Por dua t’ua bëj të qartë që unë kam qenë në Parlament në vitin 2015 kur e kam votuar Ligjin për Dekriminalizimin dhe e di fare mirë kush janë detyrimet e mija si subjekt deklarues dhe se dekriminalizimi ka në thelb dënimet me burg, jo gjobat. 
Çdo kush e kupton se po të kisha deklaruar një gjobë administrative, nuk rrezikoja asgjë, pasi dënimi nuk hyn në kategorinë e veprave që përbëjnë kushte për të mos u zgjedhur. 
Pra, logjikshëm, unë nuk mund të kem fshehur me qëllim një gjë që nuk më dëmtonte. Madje shikoni formularin dhe aty gjendet një dënim me gjobë edhe pse nuk ka qenë detyrim.

Për të gjithë ata që fërkojnë duart nga kjo situatë, kujtoj se gjobitja është bërë në vitin 2008, dhe në vitin 2015-2017 kur kam qenë deputet, unë i jam nënshtruar verifikimit në bazë të ligjit të dekriminalizimit, dhe kam rezultuar i pastër.

Edhe nëse ky rast do të përbëjë arsye për një rikontroll, shpreh gatishmërinë time për të bashkëpunuar me çdo institucion ligjzbatues para të cilëve asgjë s’kam për të fshehur.

I gjithë ky sulm bëhet për të dekurajuar kolegët dhe koleget e tjera që janë në proces të marrjes së mandatit. Unë jam shumë i qetë dhe i përgjegjshëm për detyrën që kam

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023164987564087
array(1) { ["section"]=> string(111) "fshehu-denimin-ne-formularin-e-dekriminalizimit-reagon-ylli-shehu-sulm-nga-lsi-per-te-dekurajuar-koleget-156562" }