Ministri i Drejtësisë Nasip Naço i ka kërkuar Presidentit Nishani pezullimin nga detyra të gjyqtarit Qani Hasa.
Gjyqtari Hasa punon si gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit. Kërkesa e ministrit Naço vjen pasi prokuroria ka akuzuar gjyqtarin e Elbasanit për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.
Gjatë mbledhje së KLD-së ministri ka kërkuar që kërkesa e tij të futet menjëherë në rendin e ditës të punimeve të Këshillit.
Naço ka ripërsëritur edhe kërkesën për plotësimin e vakancës dhe zgjedhjen e menjëhershme të nënkryetarit të KLD-së.