Dënohet trafikanti moldav, i cili tentoi të kalojë ilegalisht një grua shqiptare nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar, duke e fshehur në pjesën e motorit të furgonit, që ai drejtonte.
Gjykata Canterbury Crown ka vendosur 3 vjet burg për Nicolae Chirvas në terminalin Channel në Coquelles të Francë më datë 1 shkurt të këtij viti, i zbuluar nga policia kufitare.
Ai vinte nga Gjermania dhe ka pranuar veprën e plaishme “Ndihmë në emigracionin e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar”. David Fairclough, përfaqësues nga Hetimet dhe Ekipi Financiar i Emigracionit ka thënë se gruaja kishte rrezikuar seriozisht jetën e saj për të shkelur në tokën angleze, ndaj dhe masa e dënimit për të ka qenë më e rreptë.
“Kjo grua e varfër mund të ishte djegur keq ose mund të kishte vdekur nga asfiksia. Kjo është arsyeja pse duhet të jemi më vigjilentë se kurrë në kufi, për të luftuar kundër trafikimit të njerëzve”, u shpreh David Fairclough.