‘Fshesa e kryeministrit’, Zaev paralajmëron ndryshime në qeveri  

Publikuar tek: rajon, më 19:35 15-05-2019 ‘Fshesa e kryeministrit’, Zaev paralajmëron ndryshime në qeveri   Kryeministri i Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar ndryshime në qeverinë e tij brenda muajit qershor.

Zaev bëri të ditur se përveç ndryshimeve në kabinetin qeveritar, do të ketë ndryshim edhe të strukturave drejtuese në institucionet e tjera që janë në kompetencë të Qeverisë por edhe në partinë e LSDM.

‘Besoj se në fillim të qershorit do të dal me ndryshimet komplete në strukturat udhëheqëse në nivel të ministrave dhe institucioneve shtetërore. Paralelisht me këtë, unë si kryetar i LSDM-së duhet të bëj disa ndryshime edhe në parti sepse një pjesë e reflektimit të qytetarëve vjen nga partia e parë në pushtet’, tha kryeministri Zaev.  

Që nga paralajmërimi i të ashtuquajturës ‘fshesa e kryeministrit’, shumë nga ministrat e kabinetit qeveritar po i frikësohen faktit të ndryshimeve, por vendimin përfundimtar do të merret  nga dy liderët kryesor të koalicionit të maxhorancës, Zaev dhe Ali Ahmeti.

Një ndër më të përfolurit për t’u zëvendësuar është ministri i Transportit, Goran Sugarevski.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006864070892334
array(1) { ["section"]=> string(67) "fshesa-e-kryeministrit-zaev-paralajmeron-ndryshime-ne-qeveri-164462" }