Federata Shqiptare e Futbollit ka sqaruar sot konfuzionet e krijuara nga renditja e ndryshuar e UEFA-s, në Grupin I, ku bën pjesë edhe Shqipëria, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv.
FSHF sqaron se, edhe pse me pikë të barabarta me Danimarkën, Shqipëria renditet e 3-ta për shkak të golave të shënuar në ndeshjet jashtë fushës së tyre nga kombëtarja daneze. Danimarka është avantazhuar pas golit të shënuar edhe në Shqipëri.
Për sa i përket kombëtares serbe, FSHF sqaron se ajo renditet e fundit në grup me -2 (minus dy) pikë.