Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar që të paguhet një qira për ambientet e stadiumit "Air Albania", ku po bëhet edhe vaksinimi kundër koronavirusit.
Pas këtij lajmi ka reaguar zëvendës kryeministri Erion Braçe, i cili thotë se një muaj më parë presidenti i FSHF-së hidhte dyshime nëse do vinte vaksina në Shqipëri, ndërsa tani kërkon para përse po bëhet në stadiumin Air Albania.
Ai e ka krahasua Dukën me "Tiren", sanitaren e "Shefqet Ndroqi" e cila akuzohet për korrupsion.
Postimi i Erion Braçes:
OOOOO ZOOOOOT!
PERSERI TIRJA;
LEKE PSE PO BEN VAKSINA NE STADIUM!
Nje muaj me pare tallej si presidenti i partise me dyshimin tregetar: do e sjelle apo nuk do e sjelle qeveria vaksinen!
Tani qe vaksinimi eshte fakt,
nisi nga e para kenga:
DUM PARE, DUM PARE!