FSHF merr vendimin, pezullohen të gjitha aktivitetet futbollitike në Shqipëri, UEFA vendos të martën

Publikuar tek: sport, më 13:55 12-03-2020 FSHF merr vendimin, pezullohen të gjitha aktivitetet futbollitike në Shqipëri, UEFA vendos të martën FSHF

Federata Shqiptare e Furbollit ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet futbollistike në Shqipëri.

Ky vendim është marrë pas përshkallëzimit të situatës së koronavirusit  në vendin tonë, ku numri i të infektuarëve ka arritur në 23.

Më herët FSHF kishte vendosur vazhdimin e kampionatit, por dyert e stadiumeve do ishin të mbyllura për tifozët.

Vendimi për pezullimin e të gjitha aktiviteteve është marrë ditën e sotme pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Ndërsa UEFA do të vendosë të martën për ecurinë e aktiviteteve ndërkombëtare, ku pjesëmarrëse është edhe Shqipëria.

Me anë të një video-konference, organizmi më i madh në futbollin europian do t'u komunikojë 55 federatave anëtare vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike europiane.

Njoftimi i FSHF:

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka ndjekur nga afër dhe me prioritet ecurinë e situatës në vendin tonë pas rasteve të shfaqura me COVID-19.

Nisur nga përshkallëzimi i kësaj situate dhe duke ndjerë përgjegjësi maksimale për të gjithë personat e përfshirë në jetën futbollistike në vend si dhe pas propozimit te Komitetit të Emergjencave në FSHF, Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit.

Lidhur me të gjitha aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, ku edhe Shqipëria është pjesëmarrëse, ditën e martë në orën 13:00 UEFA do të organizojë një video-konferencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike evropiane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PSG në ankth për “yllin” e skuadrës, futbollisti dyshohet të jetë i infektuar me KORONAVIRUS
»
Article Logic
Execution time: 0.0091350078582764
array(1) { ["section"]=> string(105) "fshf-merr-vendimin-pezullohen-te-gjitha-aktivitetet-futbollitike-ne-shqiperi-uefa-vendos-te-marten-198376" }