FSHF sqaron opinionin: 20% e biletave u shitën “online”, interesim i jashtëzakonshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 14:55 27-03-2015 FSHF sqaron opinionin: 20% e biletave u shitën “online”, interesim i jashtëzakonshëm

Federata Shqiptare e Futbollit ka thënë në një njoftim për shtyp se mungesa e biletave në treg lidhet me interesimin e madh të tifozëve dhe aplikimin për herë të parë të shitjes së biletave “online”.

“Së pari, ne si zyre shtypi duam të informojmë publikun se interesimi për këtë ndeshje, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe kërkesat për te asistuar në stadium kanë qenë maksimale ndaj për ketë fillimisht duam të falënderojnë të gjithë ata që mbështesin Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Kërkojmë ndjese në forme morale që s’mund të plotësojmë mijëra kërkesa që vijnë për pajisjen me bileta, pasi nuk është neë dorën tone por në bazë të vendeve qe ofron “Elbasan Arena” sepse korrektësia dhe mbarëvajtja e procesit të ndeshjes në tërësi është prioriteti ynë si federate”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Fderata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me të gjitha grupimet e organizuara të tifozëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe nga gjithë Europa, ka bërë planifikimin dhe shpërndarjen e biletave për ta, duke i konsideruar një faktor të rëndësishëm, që mbështesin kombëtaren kuqezi, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Biletat për këtë ndeshje, janë shitur në sportelet përkatëse si në qytetin e Tiranës ashtu edhe në atë të Elbasanit, duke pajisur me to, qytetarët e paraqitur në sportele. Sigurisht, kërkesat janë shumë më të mëdha në raport me mundësitë dhe kapacitetin e stadiumit por kjo nuk është ne dorën tone”,  shprehet FSHF.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elhaida Dani rekord me “Im Alive”, 1 milion klikime në pak ditë
Finlanda shpall në kërkim shqiptarin e akuzuar për përdhunim e dhunë fizike »
Article Logic
Execution time: 0.012804985046387
array(1) { ["section"]=> string(85) "fshf-sqaron-opinionin-20-e-biletave-u-shiten-online-interesimi-i-jashtezakonshem-7127" }