Ftesa joshëse për Blushin nga politikani i njohur: I gatshëm t’i bëj çdo lloj oferte, të kthehet në politikë

Publikuar tek: politike, më 19:26 25-01-2018 Ftesa joshëse për Blushin nga politikani i njohur: I gatshëm t’i bëj çdo lloj oferte, të kthehet në politikë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehet i keqardhur për dorëheqjen e Ben Blushit nga drejtimi i LIBRA-s.

Ai thotë se Blushi nuk duhet t’i mungojë skenës politike të vendit, duke shtuar se është i gatshëm t’i bëjë çdo lloj oferte politike.

“Më vjen keq që Ben Blushi u dorëhoq nga LIBRA. Do doja që Blushi të ishte në skenën politike. Nuk besoj se ky do jetë largimi i tij përfundimtar nga politika. Do isha i gatshëm t’i bëja çdo lloj oferte politike, vetëm që të ishte në skenën politike të vendit.

E them këtë, pasi për momentin secili kërkon të ketë një lloj përfitimi për veten, por nuk duhet të ndodhë kështu. Njerëzit si niveli i Blushit duhet të jenë në politikë. Dhe unë besoj se do jetë sërish në politikë, pasi është një nga njerëzit që do të na japë inspirimin për polin e tretë në politikën shqiptare”, u shpreh kreu i PAA, Agron Duka në studion e "News24".

dfwergw3gh3w4gh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010761022567749
array(1) { ["section"]=> string(113) "ftesa-joshese-per-blushin-nga-politikani-i-njohur-i-gatshem-t-i-bej-cdo-lloj-oferte-te-kthehet-ne-politike-107922" }