Ftesa për në Gjykatën Speciale, Veseli mban sekrete intervistimin 3 orësh në Hagë

Publikuar tek: rajon, më 18:22 10-12-2019 Ftesa për në Gjykatën Speciale, Veseli mban sekrete intervistimin 3 orësh në Hagë Kreu i PDK-se, Kadri Veseli

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë i ftuar në Gjykatën Speciale në Hagë për intervistim.

Gjatë qëndrimit tre orësh në zyrat e Gjykatës Speciale nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje se për çfarë është pyetur.

‘Jam ftuar, jam përgjigj. Kaq do të ishte më korrekte të flasim në një ambient të tillë. Për faktin se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e popullit’, ka thënë Veseli.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka deklaruar se asgjë nuk mund ta njollosë luftën çlirimtare të bërë kundër pushtuesit serb.

‘Lufta e UÇK-së është si ajo puna e diamantit, sa më shumë e fërkon, aq më shumë shkëlqen’, ka deklaruar Veseli.

Ndryshe nga Veseli, të gjithë figurat e larta të UÇK-së që janë paraqitur para Speciales kanë treguar në çfarë cilësie janë intervistuar dhe nëse kanë folur para prokurorëve të Speciales, apo nëse janë mbrojtur në heshtje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021864891052246
array(1) { ["section"]=> string(87) "ftesa-per-ne-gjykaten-speciale-veseli-mban-sekrete-intervistimin-3-oresh-ne-hage-189003" }