Fuga bën bashkë pedagogët e Francës dhe ata të Kosovës, u jep edhe një “leksion”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:05 15-06-2015 Fuga bën bashkë pedagogët e Francës dhe ata të Kosovës, u jep edhe një “leksion”

Profesori i Gazetarisë Artan Fuga ka bërë bashkë pedagogët e Shkencave të Komunikimit në Francë dhe Kosovë në kuadër të një konference shkencore që do të mbahet në Prishtinë. Profesor Fuga u ka dhënë miqve të tij edhe një “leksion” në kafe.teksa kolegët kanë qenë gjithë sy e veshë te ajo çfarë profesori po shpjegonte.

“Ka gjëra që bëhen,
ka edhe gjëra që duken sikur nuk bëhen dot, por përsëri bëhen,
ka edhe gjëra që nuk duhen bërë, por përsëri bëhen,
ka gjëra që janë të pabëshme, por duhen bërë,
ka gjëra që nuk të pëlqen t'i bësh, por duhen bërë,
ka gjëra që mund të bëhen, por edhe mund të mos bëhen,
ka gjëra që bëhen pa e ditur,
amà, ka gjëra që nuk duhen bërë kurrë, edhe sikur të të pëlqejnë t'i bësh,
duhet t'u thuash "Jo", dhe pastaj qielli me tokën të bashkohen, "jo" nuk ndryshohet.
Ka edhe gjëra që thua "jo, nuk bëhen", por në fakt i bën, sepse "jo" në fakt është "po".
Ehu sa nuanca ka të shprehurit“, shkruan profesor Fuga si një "leksion" për miqtë dhe ndjekësit e tij duke ndarë edhe këtë foto që ilustron më së miri, atë sa thuhet më sipër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030078172683716
array(1) { ["section"]=> string(83) "fuga-ben-bashke-pedagoget-e-frances-dhe-ata-te-kosoves-u-jep-edhe-nje-leksion-13639" }