Akademiku Artan Fuga një një status të tij në rrjetet sociale shkruan se deti nuk duhet nëse nuk shfrytëzohet. Madje ai ironizon duke thënë se përderisa nuk e shrytëzojmë mund t’ja japim grekut, me të cilët edhe jemi “prishur” pikërisht për këtë gjë.
“Ç'e duam detin mo? E shtrëngojmë mos na e marri greku. Mirë mo mirë, po ne e mbajmë bosh mo. As naftë, as turizëm, as peshk, as gjë prej gjëje.Thotë greku : O komshi, kot që kot e mban ma jep mua...Drejt e ka kur e sheh që s'i duhet as dreqit. I lind dëshira. Se ne as nëndetëse nuk kemi që t'i nxirrnim njëherë andej e të kapnim peshk me to. Më mirë t'ja jepnim me qira grekut, a turkut, a qipriotëve, a kalabrezëve, për 100 vjet e të merrnim interesa bankare a ku e di unë përqindje fitimi nga nafta sesa kështu... Jemi bërë si ato plakat budallaqe që mbajnë në sepete pa përdorur jorganë e çarçafë të mirë, për ndonjë mik që e presin e që tashmë ka vdekur...Pse e fusim detin në sepete mo??? Pse nuk e përdorim. Kështu nuk na e ka marrë greku, na e kanë marrë peshqit mo. Pse me grekun inatosemi, me peshqit jo?”, shkruan professor Fuga.