Fuga komenton përgjimin seksual: Zoti u shtoftë hyxhymin, pozicion mos lefshin pa provuar!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:17 02-04-2016 Fuga komenton përgjimin seksual: Zoti u shtoftë hyxhymin, pozicion mos lefshin pa provuar! Ermira Mehmeti dhe Musa Xhaferri

“Zoti u shtoftë hyxhymin, pozicion mos lefshin pa provuar!’’, kështu shkruan Fuga.  Ai komenton sot shkurt përgjimet e bisedës seksuale. 

Artan Fuga, akademiku dhe filozofi komenton përgjimin seksual mes dy politikanëve shqiptarë në Maqedoni Ermira Mehmeti dhe Musa Xhaferrit.

“Uri seksuale

Me keto pergjimet telefonike e ambientale te disa polikaneve shqiptare ne Maqedoni, problemi nuk eshte as politik dhe as moral.

Na u prish puna ne qytetareve se ku hargalisen deputetet meshkuj a femra. Zoti u shtofte hyxhymin, pozicion mos lefshin pa provuar.

Le te bejne qejf me njeri tjetrin sa te duan. Kriza, pasurimi dhe orgjite seksuale qe nga Roma e lashte ecin bashke.

Problemi eshte tjeter.

Nga ofshamat dhe fjalet qe thone ca duken se jane te semure seksuale.

Na turperuan te gjitheve...

Prandaj nuk bejme hajer ne. Ka shume uri seksuale nder shqiptaret.

Dhe kur ajo nuk ngopet shfaqet si logore ne parlamente a tribuna folesish, ne korrupsion sepse dihet qe kleptomani eshte i semure seksual dhe ne autoritarizem ku shoqeria merret si femer per t’u perdhunuar me force.

E çfare po na ben uria seksuale ne...’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028162002563477
array(1) { ["section"]=> string(93) "fuga-komenton-pergjimin-seksual-zoti-u-shtofte-hyxhymin-pozicion-mos-lefshin-pa-provuar-36670" }