Fullani në Prokurori, i komunikohet akuza: Shpërdorim Detyre për vjedhjen 713 milionë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:35 28-07-2015 Fullani në Prokurori, i komunikohet akuza: Shpërdorim Detyre për vjedhjen 713 milionë Ardian Fullani

Mbërrin në Prokurorinë e Tiranës ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Prokurorët i kanë komunikuar Fullanit akuzat. Ato janë ‘’Shpërdorim detyre’’ për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë. Për Fullanin ka një akuzë për tenderin e Hotel Dajtit, për të cilin është realizuar një prokurim i drejtëpërdrejtë.

Fullani juridikisht quhet tashmë i pandehur. Ai akuzohet edhe për tenderin e Hotel Dajtit. Njësia Task Force zgjati hetimet për 1 vit në ngarkim të ish-guvernatorit Fullani. Mësohet se Fullani ka qenë në prokurori me avokatin e tij si dhe ka firmosur për njohjen me akuzat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Automjeti godet motorrin, 2 persona në gjendje të rëndë
Berat/ Policia sekuestron 20 kg kanabis, arrestohen 5 persona »
Article Logic
Execution time: 0.012058019638062
array(1) { ["section"]=> string(89) "fullani-ne-prokurori-i-komunikohet-akuza-shperdorim-detyre-per-vjedhjen-713-milione-17165" }