Fundi i botës? Ja lista me 189 parashikimet e dështuara

Publikuar tek: bota, më 15:40 27-07-2015 Fundi i botës? Ja lista me 189 parashikimet e dështuara

Fundi i botës, dita e gjykimit apo evente te tjera katastrofike që do të shkaktonin shkatërrimin e njerëzimit, civilizimit dhe planetit, kanë qenë gjithmonë pjesë e historisë njerëzore.

Një nga profecitë e para të regjisturara që ka parashikuar rikthimin e Jezusit dhe rrejdhimisht ditën e gjykimit, shkon pas në vitet 66-70 p.e.s kur Simon Bar Giora e pa revoltën e hebrenjve ndaj romakëve si një shenjë e fundit të botës.

Në vitin 365 p.e.s. Shën Hilari parashikoi se fundi i botës do të ndodhte po atë vit.

Në vitit 400, Shën Martini tha se nuk ka dyshim që bota do të shkatërrohet para vitit 400 e më pas shkroi se “nuk ka dyshim që Antikrishti tashmë ka lindur”.

Në vitin 500, Hipoliti, Julius Africanus dhe Ireneu parashikuan se Jezusi do të rikthehej dhe do të vinte dita e gjykimit.

Në 6 prill të vitit 793, një prift spanjoll parashikoi rikthimin e Jezusit dhe fundin e botës.

Në vitin 800, Julius Africanus e zhvendosi fundin e botës në fund të vitit 800.

Në vitin 848, profetja heretike Thiota deklaroi se fundi i botës do të vinte atë vit.

Në 1 janar të vitit 1000, Papa Silvesteri i dytë parashikoi apokalipsin e mijëvjeçarit. Protesta të shumta shpërthyen në rrugët e Romës dhe Jeruzalemit.

Në vitin 1033 shuëm të krishterë, pasi dështoi apokalipsi në vitin 1000, parashikuan fundin e botës në 1000 + 33 që ishte mosha e Jezusit kur vdiq.

1346–1351, murtaja e zezë që po merrte mijëra jetë njerëzish në Europë, u interpretua si ardhja e fundit të botës.

Nga viti 1351 deri në vitin 1665 janë bërë 22 parashikime për fundin e botës. Më me impakt ishte parashikimi i një përmbytjeje biblike në Londër, çka detyroi mbi 20 mijë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në 1658 Kristofor Kolombi pretendonte se bota u krijua në vitin 5343 dhe do të shkatërrohej 7000 vite më pas.

Në vitin 1666, Monarkistët e Pestë e lidhën vitin me numrin e djalllit duke parashikuar fundin e botës.

Nga viti 1666 deri në vitin 1890 janë bërë 39 parashikime për fundin e botës, kryesisht nga Kisha Katolike në Europë.

Në 1901, pas vdekjes së themeluesit të 12-të të Kishës Apostolike, ata parashikuan fundin e botës.

1910, Camille Flammarion parashikoi fundin e botës pas shfaqjes së Kometës Halley.

1925, Margaret Roëen tha se pas disa vizioneve kishte marrë mesazhin për ardhjen e fundit të botës.

1941, Dëshmitarët e Jehovait parashikuan fundin e botës.

1942 - 1968 janë bërë 6 parashikime për fundin e botës.

1968 Charles Manson parashikoi fundin e botës si pasojë e luftrave mes racave njerëzore.

Deri në vitin 1990 janë bërë edhe 11 parashikime për fundin e botës.

Në vitin 1991 Elizabeth Clare Prophet, tha se fundi i botës do të vinte po atë vit nga lufta bërthamore.

Deri në vitin 1998 janë bërë edhe 18 parashikime të tjera për fundin e botës ndër ta, më i famshmi parashikimi i kultit kinez, Chen Tao pas flajës së tij në televizion qindra të rinj kryen vetëvrasje.

1999, Nostradamusi. Një parashikim që i atribuohet Nostradamusit, sipas të cilit mbreti i terrorit do të zbriste nga qielli dhe do të shkatërronte Tokën.

1 Janar 2000, 6 prill 2000 dhe 5 maj 2000 janë bërë tre parashikime për fundin e botës. Viti 2000 është edhe viti me më shumë parashikimie për fundin e botës, holokaustit, apokalipsit dhe shkatërrimit të planetit.

Deri në 2011 janë bërë edhe 11 parashikime të tjera për fundin e botës nga tërmete, kometa, meteorë dhe dita e gjykimit.

2012, tre parashikime, ndër ta më i famshmi, ai i profecisë lidhur me kalendarin e fiseve Maya.

Ndër parashkimet për fundin e botës në të ardhmen është edhe viti 2015 kur do të vijë fundi i botës si pasojë e Tetradave dhe “Hënës së Përgjakshme” parashikuar nga John Hagee dhe Mark Biltz.

Parashikimi final e çon fundin e botës në vitin e largët 10100 , kur sipas disa shkencëtarëve do të jetë fundi i Universit.

Gjithsej nga viti 60 deri në 27 korrik të 2015-ës janë bërë rreth 189 parashikime për fundin e botës. /Newsbomb/

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013376951217651
array(1) { ["section"]=> string(60) "fundi-i-botes-ja-lista-me-189-parashikimet-e-deshtuara-17095" }