Fundi i botës ka një datë të re në muajin shtator 2015, ja pse

Publikuar tek: bota, më 15:24 07-05-2015 Fundi i botës ka një datë të re në muajin shtator 2015, ja pse

Konspiracionistët e rrjeteve sociale po çmenden pas “fakteve” që në mënyrë misterioze e çojnë fundin e botës në muajin shtator të 2015-ës.

Sipas tyre, fundi i botës tashmë ka një datë të re, e megjithëse shumë prej tyre nuk janë të vendosur për datën e saktë, ata e parashikojnë të ndodhë midis datave 23 dhe 28 të muajit shtator.

Fenomeni kryesor që mbështet profecinë e tyre është tetrada e famshme, apo Profecia e Hënës së Përgjakur, e cila nisi me eklipsin në prill të 2014 dhe përfundon me eklipsin e fundit në 28 shtator të 2015-ës, si një shenjë e paralajmëruar në Bibël.

Tetradat janë shoqëruar me evente të mëdha historike. Katër eklipset hënore kanë përkuar me festat e hebrenjve si pashkët dhe Tabernakullit dhe janë shoqëruar me ngjarje histrorike për popullin hebre por “fajësohen” edhe për shkaktimin e luftërave të përgjakshme.

Por profecia bëhet edhe më e frikshme kur këto evente astronomike trazohen me zhvillimet e fundit të CERN-it. “LHC” apo makineria më e madhe në botë e cila përplas me shpejtësinë e dritës grimcat për të zbuluar misteret e universit, është rindezur për fazën e saj të dytë.

CERN-i, rezultoi i suksesshëm në eksperimentin e tij të parë, duke hedhur dritë mbi “Grimcën e Zotit” apo “Higgs Boson”, një grimcë elementare në Modelin Standard të fizikës së grimcave. Tashmë shkencëtarët duan të hedhin dritë mbi materien e zezë.

Për shumë konspiracionistë eksperimenti i CERN, ka të bëjë me hapjen e një portali midis dy botëve, asaj që ne njohim dhe një botë tjetër e mistershme. Disa të tjerë pretendojnë se CERN është një makineri për të udhëtuar në kohë, kjo shpjegohet sipas tyre me statujën e “valltarit të famshëm”, “shkatërruesit të botëve” Shiva, e ngritur shumë pranë kompleksit.

Dy deklaratat më të rëndësishme që e mbështesin teorinë të tyre janë fjalimi i presidentit të SHBA Obama dhe ministrit të jashtëm francez. Obama u shpreh për herë të parë në histori, se ndryshimet klimaterike janë një kërcënim real për planetin. Sipas Obamës, ne jemi gjenerata e parë që e ndiejmë këtë kërcënim dhe gjenerata e fundit që duhet të bëjmë diçka për këtë kërcënim real. Ndërsa deklarata e ministrit të jashtëm francez në Shtëpinë e Bardhë ishte disi më e çuditshme teksa ai u shpreh se “kemi vetëm 500 ditë për të bërë diçka, rreth katastrofës që pret tokën”. Deklarata e tij u bë në maj të 2014-ës, çka i ka çuar konspiracionistët sërish në shtator të 2015-ës.

Të tjera evenimente që përkojnë me shtatorin e 2015-ës janë vizita e njoftuar e Papës në SHBA dhe mbledhja e 70-të e Kombeve të Bashkuara.

Një meteor, që do shkaktojë një cunami? Një portal që do të hapë portat e ferrit në tokë apo rikthimi i “ëngjëjve të rënë, Nephilim? Këto janë skenaret e mundshëm të profecisë së tyre, çka po shkakton një valë të re video dhe artikuj në rrjetet sociale e që kalon nëpërmjet një analize simbolesh, datash, fjalë dhe evente.

Deri atëherë mbetet të themi me krenari se i kemi mbijetuar 6 herë “fundit të botës” dhe shtatori i 2015-ës, duhet të presë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026158094406128
array(1) { ["section"]=> string(67) "fundi-i-botes-ka-nje-date-te-re-ne-muajin-shtator-2015-ja-pse-10575" }