Fundi i botës po vjen (përsëri), teoricieni zbulon datën në të cilën do ndodhë

Publikuar tek: bota, më 18:18 09-10-2017 Fundi i botës po vjen (përsëri), teoricieni zbulon datën në të cilën do ndodhë

Mbase jeni të bezdisur nga parashikimet që janë bërë kohët e fundit në lidhje me fundin e botës, por mesa duket edhe mund të ndodhë.

Teoricieni i konspiracionit David Meade (i cili parashikonte gjithashtu se bota do të përfundonte më 23 shtator) thotë se kjo datë do të jetë fillimi i një "shtrëngimi shtatëvjeçar", që do t'i sjellë fundin njerëzimit.

Ai parashikon se shtatë vite tërmete, uragane dhe tsuname do të shkatërrojnë planetin. Meade beson se në këto shtatë vite dënimi do të shkaktohet nga Planet X misterioz, ose Nibiru,  një planet i fshehur që do të lëvizë mbrapa Tokës, duke filluar nga kaosi. Më parë Meade tha se Nibiru do të godiste tokën më 23 shtator, duke shkatërruar planetin.

Duhet të theksohet se NASA ka konfirmuar që nuk janë në dijeni të ndonjë "planeti të fshehur" gati për t’u përplasur me Tokën. Parashikimi i tij i mëparshëm nuk u realizua, por nëse Meade këtë herë ka bërë llogaritje këtë do ta shohim nëqoftëse do fillojë Harmagedoni më 15 tetor. Ku i dihet?

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trondit kolumbiania që parashikoi tërmetet dhe fitoren e Donald Trump: Presidenti amerikan nuk do e përfundojë mandatin, diçka e keqe do t’i ndodhë
Trump: Në 20 vjet kemi gabuar me Korenë e Veriut, marrëveshjet janë shkelur para se të thahej boja »
Article Logic
Execution time: 0.011274814605713
array(1) { ["section"]=> string(81) "fundi-i-botes-po-vjen-perseri-teoricieni-zbulon-daten-ne-te-cilen-do-ndodhe-95291" }