Gazetari i njohur Enkel Demi ka publikuar librin e tij të ri me pseudonimin letrar Tom Kuka, me titullin ‘Ora e Ligë’.
Në këtë roman Demi ka përdorur teknikën e shkrimit ‘Iceberg’, një teknikë e përdorur kryesisht nga shkrimtari Ernest Heminguej dhe që në të cilën autori zbulon vetëm një pjesë sipërfaqësore të karaktereve dhe ngjarjeve.
Poeti i njohur Artan Gjyzeli Hasani shkruan se në ngjarjen e romanit, personazhi Sali Kamati ka vrarë Çelo Mezanin me një plumb të vetëm, por kur arrin në fshat dëgjon se kënga e cila kishte arritur atje para atij vetë, thoshte që e kishte vrarë me tre plumba dhe jo me një të vetëm, dhe ky fakt do të interpretohej nga bashkëfshatarët si një shenjë e dridhjes së dorës para viktimës. Një lloj çburrërimi për trimin dorëdridhur Sali Kamati, sipas këngës.
Gazetari Demi nën emrin e tij artistik Tom Kuka, provokon si rrallë ndonjëherë ku shkruan se ‘Fundi i burrit nuk është trim, fundi i burrit është spurdhjak’, duke aluduar kështu për fundin fizik të jetës së njeriut.
‘Ora e ligë’ është romani i tretë i gazetarit Enkel Demi, i cili në botimet e tij letrare përfaqësohet me emrin Tom Kuka.
Në libriin 'Ora e Ligë', personazhi kryesor i romanit, Sali Kamati, i shtyrë nga zakonet e vendit, niset të marrë gjakun e të vëllait të vrarë nga Çelo Mezani.
Mund të themi se Sali Kamati nuk u bë figura kryesore e legjendës si viktima e tij Çelo Mezani, por me romanin ‘Ora e Ligë’ po futet në karvanin e personazheve të paharrueshëm të letërsisë shqipe.