Fundi i konfliktit që shkaktoi 7,6 milionë viktima, OKB dërgon vëzhguesit e paqes në Kolumbi

Publikuar tek: bota, më 20:51 13-09-2016 Fundi i konfliktit që shkaktoi 7,6 milionë viktima, OKB dërgon vëzhguesit e paqes në Kolumbi

Këshilli i Sigurimit i OKB-së autorizoi sot vendosjen e misionit politik të OKB-së për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes së paqes mes qeverisë kolumbiane dhe rebelëve të majtë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC).

Grupi i monitorimit, që është kërkuar bashkërisht nga të dyja palët, do të monitorojë armëpushimin që është rënë dakord për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur prej më shumë se 50 vitesh në vend.

Këshilli miratoi rekomandimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun për të vendosur 450 vëzhgues të OKB-së në 40 vende në të gjithë vendin..

Diplomatët përshëndetën procesin e paqes dhe krijimin e forcës vëzhguese të OKB-së si një sukses për Kolumbinë dhe komunitetin ndërkombëtar.

“Kjo rezolutë është demonstrimi … se Këshilli i Sigurimit është në gjendje për të bashkuar dhe për të qenë efektiv kur është fjala për paqen dhe sigurinë”, tha Francois Delattre, ambasadori francez në OKB.

Më shumë se 220 000 njerëz janë vrarë dhe miliona janë detyruar të largohen në zona të ndryshme të Kolumbisë gjatë konfliktit.

Qeveria numëron më shumë se 7,6 milionë kolumbianë si viktima direkte dhe indirekte të krizës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krijuesi i “Black Mirror” parashikon fitoren e Trump: E ardhmja është tmerruese
Artikulli misterioz i “ABCNews”: Raportohet se Hillary Clinton ka vdekur në spitalin Montefiore »
Article Logic
Execution time: 0.012547016143799
array(1) { ["section"]=> string(97) "fundi-i-konfliktit-qe-shkaktoi-7-6-milione-viktima-okb-dergon-vezhguesit-e-paqes-ne-kolumbi-52821" }