Fundi i palavdishëm i 6 mln eurove dhe gatitja për 2.5 mln euro të tjera, shikoni ç’bëhet në autostradë (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:12 06-01-2018 Fundi i palavdishëm i 6 mln eurove dhe gatitja për 2.5 mln euro të tjera, shikoni ç’bëhet në autostradë (FOTOT)

Eshtë folur shumë për palmat në autostradën Tiranë – Durrës, në segmentin nga qafa e Kasharit deri në Tiranë.

Dy vitet e fundit, zhdukën thuajse të gjitha palmat, dhe akuzat politike të PD ishin për shpërdorim të fondeve publike prej 6 milionë eurosh, dhe dëm ndaj bizneseve për shkak të bllokimit të kanaleve.

Ditën e sotme, fotot e shkrepura në autostradë, tregojnë rënien përfundimisht të atyre që kanë mbetur nga palmat e dikurshme. Drurët e mbetur të tyre janë thyer në mes, ndërkohë që punonjësit e drejtorisë së rrugëve janë duke I prerë për të mos u kthyer rrezik për njerëzit e makinat, raporton neësbomb.al.

Jamarbër Malltezi, anëtar i kryesisë së PD, e konsideron këtë moment të fundit si fundin e marrëzisë.

“Fundi i marrezise? Apo fundi i pjesës së parë të marrëzisë dhe preludi i marrëzisë së dytë? Fundi i palavdishëm i 6 milionë eurove dhe gatitje për 2.5 milionë euro të tjera nga taksat tona. Autostrada vijon me kanale kullimi të bllokuara por këta kanë qef gjëra e bukura që kushtojnë miliona euro!”, shkruan Malltezi, duke e shoqëruar edhe me fotot nga vendi ku po priten palmat.

palma1.jpg

palm.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TESTIMI në DOGANA, publikohet LISTA me 170 EMRAT (DETAJE nga konkursi i 8 janarit)
100 mijë pemë të reja në Tiranë deri në prill, nismës i bashkohen edhe studentët »
Article Logic
Execution time: 0.011008024215698
array(1) { ["section"]=> string(115) "fundi-i-palavdishem-i-6-mln-eurove-dhe-gatitja-per-2-5-mln-euro-te-tjera-shikoni-c-behet-ne-autostrade-fotot-105645" }