Fundjava pa makina, Fuga ironizon Ramën: Ka rishkelur me disa këmbë njëherësh Kushtetutën! Ja çfarë propozoj nga 15 qershori...

Publikuar tek: aktualitet, më 13:38 25-05-2020 Fundjava pa makina, Fuga ironizon Ramën: Ka rishkelur me disa këmbë njëherësh Kushtetutën! Ja çfarë propozoj nga 15 qershori... Foto ilustruese

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama i cili tha se duke filluar nga tetori i këtij viti deri në mars të 2021-it e diela do të jetë pa makina.

Fuga tha se kryeministri me këtë propozim sipas tij ka “rishkelur me disa këmbë njëherësh Kushtetutën”.

Më tej me ironi  ai ka thënë se propozon një nismë të re që “nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet, t'u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t'u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t'i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të... vetëpastrohen etj”, shkruan Fuga.

Postimi i Artan Fugës: Pasi dëgjova zotin Edi Rama në videon e tij në fcb, si qytetar i devotshëm dhe i bindur, që nisur nga përvoja e covidi19, do të nxjerri së shpejti fermanin që pas shtatorit deri në pranverën e vitit 2020 pastaj deri në 2050, nuk do të lejojë këmbë makine të qarkullojë që shqiptarët t'i kushtohen familjeve, kalamajve, mjedisit (hahahahahaha!), duke rishkelur me disa këmbë njëherësh Kushtetutën, propozoj si nismë nga poshtë:

Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet, t'u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t'u ndalohet edhe seksi, në mënyrë që ata t'i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të ...

vetë spastrohen!

Ndalohet mishi, jo vetëm i derrave!

Ndalohen pijet alkoolike, jo vetëm rakia!

Ndalohet tymosja!

Ndalohet dalja në plazhe!

Ndalohet ...

Pra, atë që as Allahu i madh dhe i gjithëmëshirshëm, lartësuar qoftë emri i tij, nuk na e ka kërkuar!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010059833526611
array(1) { ["section"]=> string(128) "fundjava-pa-makina-fuga-ironizon-ramen-ka-rishkelur-me-disa-kembe-njeheresh-kushtetuten-ja-cfare-propozoj-nga-15-qershori-207728" }