Fundjava PA MAKINA në FUQI deri VITIN TJETËR, Rama tregon si do të funksionojë

Publikuar tek: politike, më 20:48 24-05-2020 Fundjava PA MAKINA në FUQI deri VITIN TJETËR, Rama tregon si do të funksionojë

Kryeministri Edi Rama thotë se fundjava pa makina mund të kthehet në një normë, edhe pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili tha në një komunikim me qytetarët nga Facebook-u se fundjava pa makina do të vazhdojë edhe për dy javët e ardhshme, për t’u rikthyer pas sezonit të verës.

Nga tetori deri në mars të 2021-shit, fundjava pa makina mund të jetë realitet, minimalisht për të dielat.

“Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të djela për t’u rikthyer pas sezonit të verës, çdo të dielë minimalisht nga tetori deri në marsin e ardhshëm, si një moment i përjavshëm kushtuar ajrit pa tym makinash, të moshuarve, fëmijëve dhe mjedisit tonë”, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096738338470459
array(1) { ["section"]=> string(84) "fundjava-pa-makina-ne-fuqi-deri-vitin-tjeter-rama-tregon-si-do-te-funksionoje-207653" }