Fundjava nuk ka kaluar e qetë për presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Sipas zyrtarëve, kandidati demokrat ka pasur nevojë për një ortopedist pasi ka lënduar kyçin e këmbës.
78-vjeçari Biden po luante me qenin e tij, Major kur u rrëzua dhe përdrodhi kyçin e këmbës. Presidenti i SHBA u dërgua me shpejtësi në spital, ku mori edhe ndihmën e parë.
Nga të dhënat e para nuk zbulohet shkalla e dëmtimit të Joe Biden, ndërsa pritet që ta pengojë atë në daljet publike.