Fundoset anija me emigrantë, 8 të vdekur në Turqi

Publikuar tek: bota, më 13:24 17-06-2019 Fundoset anija me emigrantë, 8 të vdekur në Turqi

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë janë shpëtuar pasi një varkë me emigrantë klandestinë është fundosur në ujërat e qytetit të Bodrumit në perëndim të Turqisë.

Sipas të dhënave të siguruara, ekipi i Sigurisë Bregdetare, dy gomone, një ekip zhytës dhe një helikopter janë dërguar në zonë pasi është pranuar informacioni për fundosjen e varkës, aporton Anadolu Agency, transmeton Newsbomb.al.

Ekipet arritën të shpëtojnë 31 emigrantë. Ndërkohë, gjatë aktiviteteve të kërkimit, zhytësit gjetën dhe nxorën tetë trupa të pajetë.

Kërkimi ende është duke vazhduar në barkën që është fundosur në 34 metra thellësi, pasi u njoftua se në të ndodheshin rreth 40 persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068719387054443
array(1) { ["section"]=> string(55) "fundoset-anija-me-emigrante-8-te-vdekur-ne-turqi-168544" }