Fundoset anija me emigrantë në Detin e Zi, 21 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 16:51 23-09-2017 Fundoset anija me emigrantë në Detin e Zi, 21 të vdekur

Të paktën 21 persona kanë vdekur, si pasojë e fundosjes së një anije me emigrantë ilegalë në Detin e Zi. Roja bregdetare e Turqisë ka njoftuar se 5 persona konsiderohen të zhdukur, ndërkohë 40 emigrantë u shpëtuan nga fundosja e anijes.

 

Anija e peshkatarëve, që transportonte emigrantët për në vendet e Europës është fundosur në orët e para të mëngjesit të djeshëm afër bregdetit në Kefken, 200 kilometraa në lindje të Stambollit. Autoritetet lokale thanë se pjesa më e madhe e emigrantëve ishin irakianë, të cilët po  përpiqeshin të kalonin në Rumani. Kapiteni i anijes ishte sirian, sakaq policia është në kërkim të trafikantëve të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meksika nuk gjen paqe nga tërmetet, kryeqyteti tronditet sërish
Koresë së Veriut i del kundër edhe Kina, sanksione të reja »
Article Logic
Execution time: 0.0098950862884521
array(1) { ["section"]=> string(60) "fundoset-anija-me-emigrante-ne-detin-e-zi-21-te-vdekur-93420" }