Fundoset varka, mbi 70 të vdekur në Irak

Publikuar tek: bota, më 08:06 22-03-2019 Fundoset varka, mbi 70 të vdekur në Irak

Të paktën 72 persona kanë vdekur pasi një varkë e mbingarkuar u fundos në lumin Tigris në Irakun verior, njoftuan zyrtarët lokalë. Tragjedia ndodhi në afërsi të qytetit të Mosulit më 21 mars gjatë festimeve të Nevruzit, festës së Vitit të Ri iranian.

 

Kolonel, Hussam Khalil, kreu i mbrojtjes civile në provincën Ninive, tha se shumë prej të vdekurve ishin gra dhe fëmijë.

Ai shtoi se operacionet e kërkimit ishin ende po vazhdonin.Raportet thanë se varka ishte e mbushur me gra, burra dhe fëmijë që shkonin drejt një zone turistike si pjesë e festimeve.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, gjeneral major Saad Maan, njoftoi se ekipet e emergjencës arritën të shpëtojnë 55 persona, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

"Anija u mbyt për shkak se kishte shumë pasagjerë në bord, më shumë se 100", tha një zyrtar i sigurisë në Mosul.Kryeministri i Irakut, Adel Abdel Mahdi, urdhëroi një hetim "të menjëhershëm" për aksidentin.

Në vitin 2017, forcat irakiane e rimorrën Mosulin nga grupi ekstremist i ashtuquajtur Shtetit Islamik pas një fushate shkatërruese.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013060092926025
array(1) { ["section"]=> string(46) "fundoset-varka-mbi-70-te-vdekur-ne-irak-157414" }