Fundosja e varkës në Himarë, gjendet trupi i pajetë i gruas së mbytur (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:03 05-08-2020 Fundosja e varkës në Himarë, gjendet trupi i pajetë i gruas së mbytur (EMRI) Ilustruese

Gjendet e mbytur Mirela Rama gruaja e cila kishte dalë sot në det për të mbledhur rrjetat së bashku me 3 anëtarë të tjerë të familjes së saj në Himarë, kur varka është përmbysur nga dallgët e forta.

Siç bëri me dije më herët policia, gjatë aksionit kanë mundur të shpëtojnë 3 familjarët e tjerë, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë në spital.

Gruaja nuk ishte pranë varkës së përmbysur kur polumbarët kanë shkuar t’i shpëtojnë, por është nxjerrë më vonë e mbytur.

Trupi i saj është gjetur i mbytur një milje larg vendit të ngjarjes.

“Një milje përballe Dhërmiut Policia Kufitare në bashkëpunim me Rojen Bregdetare bënë të mundur gjetjen e shtetases M.R , e  cila ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det”, thuhet në njoftimin e policisë.

4 anëtarët e familjes, me në krye kryefamiljarin Robert Rama 50 vjeç, kanë shkuar në mëngjes në det si zakonisht për të mbledhur rrjetat, por fatkeqësisht fortuna u ka përmbysur varkën e vogël.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/i-zuri-furtuna-ne-det-ne-himare-zhduket-nga-varka-nena-babai-dhe-djali-shpetojne-25-vjecari-nje-gjendje-te-rende-ne-spital-216142

Lexo edhe:https://www.newsbomb.al/shkuan-ne-det-per-te-mbledhur-rrjetat-3-familjare-ne-himare-bllokohen-te-shpella-e-pellumbave-rrezikojne-te-mbyten-216138

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012017965316772
array(1) { ["section"]=> string(80) "fundosja-e-varkes-ne-himare-gjendet-trupi-i-pajete-i-gruas-se-mbytur-emri-216154" }