Funerali i bosit të mafias në Romë, si në filmin “Godfather” (Video)

Publikuar tek: bota, më 16:57 22-08-2015

Funerali i padrinos së familjes mafioze në Itali, Vittorio Casamonica, duket sikur ka dalë nga filmi Hollivudian “Godfather” duke sfiduar hapur shtetin.

Trupi i tij i pajetë, i vendosur në një karrocë me kuaj ndërsa helikopterët hidhnin nga qielli petale trëndafilas, u transportua për në kishë, ku ndodhej një banër i madh me mbishkrimin “Pushtove Romën, tashmë do pushtosh edhe Parajsën”.

12e13d123d.jpg

Ndërsa në sfond luhej nga një bandë kolona zanore e “The Godfather” nga kompozitori italian Nino Rota, mijëra qytetarë morën pjesë për t’i dhënë lamtumirën trupit të pajetë të mafiozit të akuzuar për vrasje, prostitucion, grabitje, mashtrim, manipulim ndeshjesh, evazion fiscal, trafik droge etj.

Ai u nda nga jeta në moshën 65 vjeçare ndërsa ceremonia e varimit u mbajt në Kishën “Don Bosco” të Romës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072720050811768
array(1) { ["section"]=> string(69) "funerali-i-bosit-te-mafias-ne-rome-si-ne-filmin-godfather-video-18945" }