Funksionimi i Bashkisë, Voltana Ademi letër publike ministres Denaj: Keni bllokuar qeverisjen vendore në Shkodër, zhbllokoni situatën! (Dokumenti)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:21 20-08-2019 Funksionimi i Bashkisë, Voltana Ademi letër publike ministres Denaj: Keni bllokuar qeverisjen vendore në Shkodër, zhbllokoni situatën! (Dokumenti) Kryebashkiakja e Shkodres, Voltana Ademi

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, i është drejtuar me një letër publike Ministres së Financave dhe të Ekonomisë, Anila Denajt për shkak të problematikës së pengimit të funksionimit të bashkisë që ajo drejton.

Ademi ka shprehur shqetësimin se Ministria e Financave, si dhe Drjetoria e Përgjithshme e Thesarit, kanë penguar funksionimin e bashkisë të cilën ajo e drejton.

Në letrën drejtuar ministres Denaj, kryebashkiakja e Shkodrës liston një sërë arsyesh se pse qeveria dhe ministria që Denaj drejton kanë bllokuar dhe kanë penguar funksionimin e bashkisë Shkodër.

Sipas Ademit nuk po bllokohet kryetarja e bashkisë, por qytetarët e Shkodrës. Kryebashkiakja tha se është bllokuar konstruksioni Oblik-Alimetaj, janë bllokuar shërbimet për mirëmbajtjen e stadiumit ‘Loro Boriçi’, si dhe Dega e Thesarit nuk ka kryer veprimet me faturat. Ademi deklaroi se qeveria e ka nxjerrë Bashkinë Shkodër nga harta e investimeve. Ajo i bëri thirrje ministres Denaj që të tërhiqet nga vendime të tilla dhe të zbatojë ligjin.

Në letrën e saj, drejtuar edhe të gjithë ndërkombëtarëve në vendin tonë, Voltana Ademi sqaron se janë bllokuar të gjitha procedurat e likuidimit me fondet e veta për shërbime dhe investime.

‘Sot ka ndodhur një ngjarje e paprecedent në historinë e administrimit të verëqeverisjes vendore. Ditën e sotme, Dega e Thesarit në Shkodër nuk ka pranuar të kryejë veprimet përkatëse për likuidimin e faturave për shërbimet e Bashkisë Shkodër. Po ashtu, kjo degë nuk ka pranuar as ato procedura për të cilat është autorizuar zv.kryetarja e Bashkisë Shkodër. Me këto veprime të jashtëligjshme nuk po bllokoni kryetaren e Bashkisë Shkodër, por qytetarët dhe shërbimet ndaj tyre’, shkruan Ademi.

Kryebashkiakja aktuale e Shkodrës ka kërkuar një zhbllokim të kësaj situatë për qeverisjen vendore në Shqipëri, gjë që sipas saj është e paprecedentë.

logo.jpg

 

voltana.jpg

vvvvvv.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024754047393799
array(1) { ["section"]=> string(147) "funksionimi-i-bashkise-voltana-ademi-leter-publike-ministres-denaj-keni-bllokuar-qeverisjen-vendore-ne-shkoder-zhbllokoni-situaten-dokumenti-175886" }