“Funksionojnë shumë mirë”, Spiropali: Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash, kanë bërë progres të madh

Publikuar tek: politike, më 20:21 18-09-2020 “Funksionojnë shumë mirë”, Spiropali: Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash, kanë bërë progres të madh Elisa Spiropali

Në një gjysmë analizë perceptive, siç e quajti vetë ajo, ministrja socialiste Elisa Spiropali, tha se shqiptarët kanë aftësi të funksionojnë shumë mirë në kohë krize.

E pyetur rreth gjendjes ekonomike, sociale, mendore të shqiptarëve gjatë karantinës, Spiropali tha në emisionin “Zonë e Lirë” se “shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash”.

Sipas saj, shqiptarët kanë bërë progres të jashtëzakonshëm.

“Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm në kohë krizash. Shqiptarët funksionojnë shumë mirë në kohë krize. Mos ua qani aq shumë hallin shqiptarëve në këtë studio. E dinë shumë mirë se ç’bëjnë, punojnë eksportojnë. Curri rri këtu në studio dhe komenton. Janë me shumë halle por po ju them që kanë bërë progres të jashtëzakonshëm. Unë udhëtoj shumë dhe shoh që realiteti është shumë ndryshe,” deklaroi Spiropali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010379076004028
array(1) { ["section"]=> string(117) "funksionojne-shume-mire-spiropali-shqiptaret-jane-te-jashtezakonshem-ne-kohe-krizash-kane-bere-progres-te-madh-220870" }