Furgoni aksidenton për vdekje 8-vjeçarin në Durrës, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:40 25-05-2020 Furgoni aksidenton për vdekje 8-vjeçarin në Durrës, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit Foto ilustruese

Një fëmijë i moshës 8 vjeç ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik në fshatin Jubë, në Durrës.

Mësohet se një 66-vjeçar me furgon ka përplasur për vdekje pasditen e sotme të miturin, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e furgonit, shtetasin me iniciale Q.N, dhe e ka shoqëruar menjëherë në Komisariat.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.

Ky shtetas  më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin  G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e  për pasojë fëmija  ka ndërruar jetë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097570419311523
array(1) { ["section"]=> string(100) "furgoni-aksidenton-per-vdekje-8-vjecarin-ne-durres-arrestohet-ne-flagrance-drejtuesi-i-mjetit-207769" }