Furgoni del nga rruga, plagoset shoferi në Peshkopi (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:30 16-01-2017 Furgoni del nga rruga, plagoset shoferi në Peshkopi (FOTOT) Foto ilustruese

Policia bën me dije se rreth orës 16.15, në aksin rrugor Peshkopi-Kukës në vendin e quajtur "Pularia", automjeti furgon tip "Ford"  me targa AA 538 BG me drejtues shtetasin Sh.H  rreth 50 vjeç, është fërkuar me një automjet furgon tip "Ford", me targa DI 5123 A, ku nuk kishte  pasagjerë.

Më pas automjeti furgon tip "Ford"  me targa AA538 BG është përplasur me bordurën anësore të rrugës ku për pasojë është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i këtij mjeti shtetasi Sh.H i cili ndodhet në Spitalin Rajonal  jashtë  rrezikut për jetën.

 Policia thekson se s'ka asnjë shtetas tjetër të dëmtuar. Shkaku paraprak dyshohet për parakalim të gabuar nga automjeti me targa AA 538 BG.

 

fr1.jpg

 fr2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëm shtetit 5 miliard lekë me skemën mashtruese "FULLPET", Prokuroria: Burg për ish-drejtorin e Tatimeve dhe 5 zyrtarët e tjerë
Vendet vakante në KLGJ dhe KLP, publikohet lista me kandidatët »
Article Logic
Execution time: 0.011060953140259
array(1) { ["section"]=> string(56) "furgoni-del-nga-rruga-disa-te-plagosur-ne-peshkopi-65686" }