Furgoni i mallrave merr përpara makinën në Klos, tre të plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 13:02 18-08-2017 Furgoni i mallrave merr përpara makinën në Klos, tre të plagosur ilustruese

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i shënuar sot rreth orës 12:30 minuta pranë fshatit Suç në aksin rrugor Burrel –Klos.

Sipas policisë një furgon mallrash është përplasur me një automjet tip  “Volksëagen”. Për pasojë, janë plagosur shoferi dhe dy pasagjerët që udhëtonin në mjetin tip “Volksëagen”, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaron se mjeti furgon malli drejtohej nga Sh.D, rreth 30 vjeç, banues në Tiranë dhe mjeti tip "Volksëagen", me drejtues U.P, rreth 27 vjeç, banues në Klos, i cili mbeti i plagosur bashkë me dy pasagjerët
E.K, rreth 51 vjeç, dhe Q.K rreth 13 vjeç. Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019678115844727
array(1) { ["section"]=> string(69) "furgoni-i-mallrave-merr-perpara-makinen-ne-klos-tre-te-plagosur-89470" }