Një 47 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një furgon mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rras të Belshit, ku furgoni me targë EL732B, ka aksidentuar për vdekje shtetasen Aishe Hidri, 47 vjeçe.
Hidri ka qenë duke ecur në rrugë në momentin kur është përplasur nga mjeti, por ende nuk dihen më shumë detaje në lidhje me këtë aksident.
Policia ka shoqëruar në ambientet e saj, drejtuesin e furgonit, Sokol Paja, 36 vjeç, banues në Rras, ndërkohë që vijojnë hetimet.