Furnizim tregu me kokainë dhe pastrim parash, kush është shqiptari që u 'kap mat' nga policia londineze (FOTO-EMRI)

Publikuar tek: bota, më 22:04 01-07-2020 Furnizim tregu me kokainë dhe pastrim parash, kush është shqiptari që u 'kap mat' nga policia londineze (FOTO-EMRI) Fotomontazh/ Droga e sekuestruar - Amir Shkrela

Një shtetas shqiptar u dënua me 4 vjet burg pasi pranoi furnizimin me kokainës dhe pastrimin e parave. Amir Shkrela, 27 vjeç, ishte subjekt i një hetimi nga dy institucionale në Britani.

Shkrela, banues në Goldhawk Road, Londër, ishte nën mbikëqyrje nga oficerët më 23 maj 2020 kur u pa teksa hipte me dy çanta në sediljen e pasagjerit të një makine. Oficerët ndërhynë dhe e arrestuan. Policia sekuestroi dhe tre kg kokainë të futur në çanta.

droga.png

Nga kontrolli brenda mjetit u kapën edhe rreth 181,000 paund dhe një dokument i rremë identiteti me fotografinë e Shkrelës në të.

qerosi.png

Dje në Gjykatën e Kurorës së Inner London, Shkrela u deklarua fajtor për furnizimin me drogë (kokainë), pastrim parash dhe posedim të një dokumenti identiteti të rremë. Ai u dënua me 4 vjet burg.

Matt McMillan, hetues nga Partneriteti për Krimin e Organizuar tha: “Ky është edhe një sukses tjetër për OCP – duke demonstruar se forcat e kombinuara të Shërbimit të Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit janë angazhuar për të mbrojtur publikun dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Sekuestrimi i drogës dhe parave të gatshme ka një ndikim të madh në grupet më të gjera të krimit të organizuar që janë të përfshirë në shpërndarjen e drogës dhe i pengon ata të investojnë fitimet e tyre”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094699859619141
array(1) { ["section"]=> string(117) "furnizim-tregu-me-kokaine-dhe-pastrim-parash-kush-eshte-shqiptari-qe-u-kap-mat-nga-policia-londineze-foto-emri-212492" }