Një grup trafikantësh që merrej me furnizimin me drogë të Athinës dhe Mikonos në Greqi, u godit nga policia vendase, duke çuar në pranga katër shqiptarë dhe një grek.
Organizata ishte aktive në kultivimin dhe prodhimin e fidanëve të kanabisit, si dhe në trafikimin e kokainës në zonat e kryeqytetit grek dhe ishullit të famshëm të Mikonosit.
Bastisja ndodhi dje në një shtëpi në zonën e Keratea, të cilën grupi e kishte kthyer në një laborator të kultivimit të kanabisit.
Prokuroria kishte monitoruar grupin përreth një muaj dhe sipas verifikimeve të kryera, doli se drejtuesi i organizatës është një 37-vjeçar shqiptar, ndërsa greku kishte rolin e transportuesit.
Në shtëpinë ku mbillej kanabisi, qëndronin gjithmonë dy persona që nuk dilnin pa urdhrin e udhëheqësit.
Në kontrollet e kryera në shtëpi, gjithsej u gjetën dhe konfiskuan:
– 200 fidanë kanabis
-945 gram përbërje kimike të panjohur,
-makina dhe motorë
-10 telefona celularë,
-peshore elektronike me precizion,
-1,540 euro,
-gëzhojë dhe thikë 9 mm,
-3 forma metalike të improvizuara,
-pajisje ventilimi etj.
Kapaciteti i plantacioneve dhe sasitë e pritshme të kanabisit, përmes metodës së kultivimit hidroponik, do t’u sillte shuma parash nga 180,000 deri 300,000 euro.
Të arrestuarit u dërguan pranë Prokurorit Publik të Athinës.