Dy persona janë arrestuar nga policia e Lushnjes, pasi akuzohen se furnizonin persona të ndryshem me sasi eksplozivi.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Çerma”, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrance Sokol Isufaj, 35 vjeç dhe Ahmet Myftari, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi pas një hetimi 1 mujor , në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës” Lushnje, j'u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 1 kallëp eksploziv, i dyshuar tritol.
Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin u siguronin personave të ndryshëm sipas kërkesave sasi eksplozivi, kundrejtë shumave deri në 500 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese e radioaktive" parashikuar nga Neni 282/a i Kodit Penal.