Furnizonin 'Ndrangheta-n me kokainë dhe kanabis: Pranga 6 personave, mes tyre 2 shqiptarë (Video-Detaje)

Publikuar tek: rajon, më 18:02 12-12-2019 Furnizonin 'Ndrangheta-n me kokainë dhe kanabis: Pranga 6 personave, mes tyre 2 shqiptarë (Video-Detaje) Skema e transportimit të drogës

Gjashtë persona janë arrestuar nga policia italiane gjatë një aksioni në Toskanë, mes tyre dy shqiptarë të dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se ky rrjet transportonte drogë, kryesisht kokainë dhe kanabis nga Shqipëria në Toskana, në bashkëpunim me mafiozët e organizatës kriminale 'Ndrangheta.

Operacioni ishte koduar "Sabbia 2” dhe është në vijim të operacionit të realizuar disa muaj më parë, “Sabbia” ku u vunë në pranga 18 persona po të të njëtit rrjet.

Droga transportohej përmes gomoneve nga deti, fshihej në brigjet e Pulias dhe më pas shpërndahej me makinë në Toskana. Sipas autoriteteve italiane kanabisi blehej me shumicë për 800 euro kilogrami dhe shitej deri në 4,500 euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022265911102295
array(1) { ["section"]=> string(106) "furnizonin-ndrangheta-n-me-kokaine-dhe-kanabis-pranga-6-personave-mes-tyre-2-shqiptare-video-detaje-189220" }