Furtuna e Arta Markut: Shkakron prokurorët në Elbasanit, Kukës, Durrës e Fier

Publikuar tek: barometri, më 08:19 10-01-2018 Furtuna e Arta Markut: Shkakron prokurorët në Elbasanit, Kukës, Durrës e Fier

Arta Marku “shkund” Prokurorinë e Elbasanit, Kukësit dhe Fierit.

Nuk di të ndalë kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku me lëvizjet “furtunë” në radhët e kryeprokurorëve.

Pak minuta më parë, Arta Marku shkarkoi prokurorin e Elbasanit Dritan Gina, bashkëshorti i Rovena Gashit,  edhe kjo e larguar nga Marku javë më parë, shkruan newsbomb.al.

Sakaq, newsbomb.al mëson se në krye të prokurorisë në Elbasan do të vendoset përkohësisht Ardjan Nezha. Gina pas shkarkimit nga Elbasani, do kthehet prokuror i thjeshtë në Tiranë.

Newsbomb.al raporton se Marku ka shkarkuar edhe drejtuesin e komanduar të Prokurorisë së Kukësit, Artur Ismailukaj. Në krye të kësaj prokurorie do të vendoset përkohësisht Alekta Nushi.

Në Fier, është shkarkuar gjithashtu kryeprokurori i këtij qarku, Pali Deçolli. Në vend të tij emërohet përkohësisht Fatmir Lushi.

Ndonëse ka vetëm disa javë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku ka shkarkuar një sërë emrash drejtuesish dhe pritet që ndryshimet të vazhdojnë jo vetëm në radhët e Prokurorisë por edhe në radhët e policisë.

Ditën e djeshme u largua “koka” e policisë së shtetit, Haki Çako dhe me ardhjen e drejtorit të ri do të ketë sërish shkarkime e emërime në rang qarqesh.

MË POSHTË  NJOFTIMI ZYRTAR I KRYEOROKURISË PR SHKARKIMET:

Në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut tek ky institucion, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimet si më poshtë:

Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,

- Z. Dritan Gina, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;

- Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, caktohet prokurori, z.Ardjan Nezha.

- Z. Pali Deçolli, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;

 - Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, caktohet prokurori, z.Fatmir Lushi.

-  Z. Artur Ismailukaj, Drejtues i komanduar i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku është i emëruar;

-  Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, caktohet prokurori, zj.Alketa Nushi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021438121795654
array(1) { ["section"]=> string(81) "furtuna-e-arta-markut-shkakron-prokuroret-ne-elbasanit-kukes-durres-e-fier-106035" }